ATJE FILLON BOTA Nga THANI NAQO
E Shtunë, 11.08.2014, 04:38pm (GMT+1)
Bota më duket e vogël, E vogël sa mezi më nxë. Ndërsa vetja më ngjan lodër Që qesh edhe qan pa zë.
E kush e dinte se era, Kaq larg, do më flakte, këtu. Memec të ndjehem shpeshherë, I verrbër, i shurdhët, kërcu!
Hënës, spërkatur me zink, Ujkshe i ulërrij. Përzjehem me retë, ik, Gjetkë gjëmoj e shkreptij.
Bota më duket e vogël? Pse unë thashë "s' më nxë?!" Pyllin vesoj e, një kodër, Ku kam qeshur e qarë me zë!
2006
THANI NAQO
|