VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATJE FILLON BOTA
Nga THANI NAQO

E Shtunë, 11.08.2014, 04:38pm (GMT1)


Bota më duket e vogël,
E vogël sa mezi më nxë.
Ndërsa vetja më ngjan lodër
Që qesh edhe qan pa zë.

E kush e dinte se era,
Kaq larg, do më flakte, këtu.
Memec të ndjehem shpeshherë,
I verrbër, i shurdhët, kërcu!

Hënës, spërkatur me zink,
Ujkshe i ulërrij.
Përzjehem me retë, ik,
Gjetkë gjëmoj e shkreptij.

Bota më duket e vogël?
Pse unë thashë "s' më nxë?!"
Pyllin vesoj e, një kodër,
Ku kam qeshur e qarë me zë!

2006

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.