VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHEMBJA E MURIT TË BERLINIT
Nga RAMË SMAJLAJ

E Hënë, 11.10.2014, 09:17am (GMT1)



Në këtë natë të vetmisë sime
qetesi shpirtit nuk i gjeje
kërkoj rreze prej ndriçimi
nga ti Kosovë, Dardania ime.

Në Berlin u shëmben muret
muret tuaja vijnë duke u rritë
dialogun e provove
por me sllavin pajtim s'gjete.

Më 10 Nëntor 1989
gjithë gjermano-lindoret u ngritën në këmbë
me trimëri e shumë guxim
rrënuan murin për bashkim.

Një Bashkim kërkon Shqiponja
nga socialistët si ulkonja
të rroj miqësia me Europë
Amerika të bënë atë që thotë.

Roftë Klintoni e baba Bush
më shumë miq europianë që i njeh çdo kush
ndajnë të drejtën siç është drejtësia
mbyllin gojën sorratëve të këqija.

S'do vonojë do vijë bashkimi
dhe liria e mëmëdheut
të vetëdijshëm si të bashkuar
porosi e Skënderbeut.

Kehl, Gjermani,10.11.2014
RAMË SMAJLAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.