VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË ÇOI NË FERR
(Mikut tim zv. minister ne qeverine "RILINDJA")
Nga SINAN KËRPAÇI

E Mërkurë, 11.12.2014, 04:19pm (GMT1)



Më përcolli deri te shkallët, më përqafoi, më puthi,
më shtrëngoi fort, më la krejt pa frymë.
Më vonë shkrova: "Dashuri" pushteti e plakur në zyrë!

Mezi i mbajta lotët kur mori pozën, më qau hallin e tij
se ç'do behej me atë pas dy vjetësh...në pension...
Shkrova: Jam dhjetë vjet më i ri, i papunë me diplomë!

Nuk ia dha fjalën fare jetimit, të pagojit hallit tim
duke shkuar rrugës së shëmtimit edhe më i lig.
Më vonë shkrova: Nuk ka më keq, e do Shqipërinë çiflig!

Më ra edhe dy herë shpatullave te shkalla e fundit
dhe u kthye në zyrë më pak Sinan e më shumë Enver.
Më vonë shkrova: Te shkalla e fundit më çoi në ferr!

Nga libri "ZHVESHUR", 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.