S’KE ÇFARË TË MË BËSH Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Shtunë, 11.15.2014, 12:44pm (GMT+1)
Oh vetmi Të mbyti egoizmi Kafsho sa të duash S'ke çfarë të më bësh
Më rri mbi kokë Të shtypi si gjarprin Daullet nuk më pengojnë S'ke çfarë të më bësh
Bjeri natës sa të duash Vikat sa të do qejfi Ti në fund do të vuash Kur të shqyhet defi
S'ke çfarë të më bësh
Prishtinë, 19 dhjetor 2011
ADEM ZAPLLUZHA
|