VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

S’KE ÇFARË TË MË BËSH
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Shtunë, 11.15.2014, 12:44pm (GMT1)






Oh vetmi
Të mbyti egoizmi
Kafsho sa të duash
S'ke çfarë të më bësh

Më rri mbi kokë
Të shtypi si gjarprin
Daullet nuk më pengojnë
S'ke çfarë të më bësh

Bjeri natës sa të duash
Vikat sa të do qejfi
Ti në fund do të vuash
Kur të shqyhet defi

S'ke çfarë të më bësh                      

                         Prishtinë, 19 dhjetor 2011
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.