VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KJO KËMBANË E THYER
Nga PABLO NERUDA

E Djelë, 11.16.2014, 12:08pm (GMT1)


Kjo këmbanë e thyer
do të këndojë papushim:
i gjelbërt është metali tani
ngjyrë pylli të egër ka këmbana,
ngjyrë uji pellgjet e pyllit,
ngjyra e ditës mbi gjethe rri.

I gjelbërt bronz i thyer,
kokëkëputur
e në gjumë
kacavjerrë nga kacavjerrëset hardhi,
e ngjyra e praruar e bronzit
në ngjyrë zhabe u kthye përsëri:
se ishin duart e ujit,
e lagështia e bregdetit,
që metalit i dha gjelbërim
e këmbanës butësinë.

Kjo këmbanë e thyer
mes kaçubeve të serta u zvarrit
te kopshti im i egër,
këmbanë e gjelbërt, e vrarë
vrajet e saj në bar zhyt
më s'thërret, askush s'mblidhet
te kupa e gjelbërt e saj
veç një fluture që si zemra rreh
mbi metalin që ra e ikën në fluturim
me të verdhët krahë.

Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.