VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUKE QESHË TA THEM TË VËRTETËN
- Një takim i çuditshëm në tumë të ëndërrës me poetin Jeronim De Rada
Nga RRUSTEM GECI

E Djelë, 11.16.2014, 04:09pm (GMT1)




Gjyshërit e mi arbëreshë u ndoqën
nga 13 mijë ditëlindjet në Moré
ata u dëbuan nga dera e atdheut
dhe nga varret e shtëpisë ku lindën

Nuk di pse hyjnitë tona heshtën
për vajin tonë aq shumë të dëgjuar
eh, sa shumë kam për të thënë
kur Morenë të tërën e mërguan

Jo gjithëherë, po kur përmallohem
dhimbjes mi vie vaj, dhe i dalin lot
çateve kur jam me të lashtit e mi
edhe i vdekur unë qaj me dënesë

Duke qeshë ta them të vërtetën
Nga 13 mijë ditëlindjet në Moré
Jam i vogli nga vogëlsitë e artit
Jam poeti në tumë të ëndërrës!..

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.