VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR NJË MËNGJES
Nga DRITËRO AGOLLI

E Martë, 11.18.2014, 06:39pm (GMT1)




Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.
Mbi xhaketen time do të kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së tharët.

Aherë ti s'do të jesh zgjuar akoma.
Unë do të them emrin tënd në xhame
Dhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:
"Ti çele heret, moj bajame!"

Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s'do prish gjumin tënd të bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur...

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh
Romantikun e përjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
"Ti çele heret, moj bajame!"
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.