VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSPERIENCË
Nga THANI NAQO

E Premte, 11.21.2014, 08:29am (GMT1)




Tani çdo gjë e mas me sy,
S'më duhet litër e metrazh.
Një pëllëmbë jam më i gjatë se ty,
Edhe Rrugën e Diellit me hostenë e mas.

Çdo gjë tek unë ka zenë të ndryshket,
Kockat krëk-krëkin, lëshojnë ankim.
Ardhjen e shiut ma thonë kryqet,
Frikë s'kam kur gjëmon e shkreptin.

Çdo gjë tani e ndjej me zemer,
Vargjet, bukuritë e çdo shëmti.
Por, më e habitshmja quhet Femër,
Dashuria e saj të bën magji.

Tani çdo gjë s' e lë për nesër,
Paçka se edhe dielli lind çdo ditë.
Më mirë e pres, se sa të më presë,
Gardhin tani po e larushit...

2014

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.