VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PO TË LË MBI TRYEZË KËTË POEZI
Nga DRITA LUSHI

E Djelë, 11.23.2014, 02:07pm (GMT1)


Kur s'je,
vij e ulem në poltronin tënd;
Prek letrat e shpërndara
Librat e lënë hapur...
Një rremujë që jam mësuar ta dua...
Ah, paske harruar të marrësh dhe sot,syzet e tua...

Vë gishtat mbi të tutë,
në tastat ku formon fjalë aq të bukura,
ose që të mundojnë jo rrallë,
tek lidh gërmat të nxjerrësh aty shpirt e mallë..!

Ndihem ti një moment..
Ndërsa ty të bëj vetveten;

Mbyll sytë të imagjinoj ardhjen...
E befas,
Vrapoj në dritare të shoh rrugën,
Dhe vërtet shfaqesh...

Unë qesh...
Qesh...me parandjenjat e mia...
Te vërteta, sa e verteta,
E ndjenjës sime për Ty

Eh...
Te dua edhe në mungesë,
duke dashur çdo send që prek ti;
e kur shfaqesh...
ndihem dyfish në dashuri...!

Unë kam pak fjalë...
Dhe këto s'ti kam thënë kurrë..
As edhe tani...
****
Thjesht,po të lë mbi tryezë ...
këtë poezi...!

22, nentor, 2014

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.