VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZALLAMAHI
Nga RRUSTEM GECI

E Enjte, 11.27.2014, 12:22pm (GMT1)



Në këtë qytet pa ekstazë
thonë se dikush ka vdekur
qytetarët kudo janë tubuar
por ata s´din kë e vorrosin

arkmort s´ka, as të vdekur
njerëzit janë grumbulluar
dhe dikë duan ta vorrosin

Në këtë qytet pa ekstazë
ka aq shumë fantazma, dhe
vjedhës të thashethemeve
që vuajnë nga plagët pa zë
dhe nga hijet e hiadhave

thërritësit e fantazmave
duan një mort pa arkmort
qytetarët janë grumbulluar
(zëra kafshësh dëgjohen)

ata duan ta vorrosin dikë
por s´dinë kë ta vorrosin
zallamahinë apo vetveten

nga libri me 10 mijë vargje, "Heroika"

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.