VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

URIME PËR DITËN E FLAMURIT
Nga AGIM GASHI

E Enjte, 11.27.2014, 03:32pm (GMT1)


Ti shqiptar sot fillo këngën
Këngë të gjakut e të zisë,
Për Flamurin me shkabë dy krenëshe,
Këtë symbol të Arbërisë.

Ngjyrëflamurin dikur ëndërronim,
Mbi koka kishim njerz zemërzi,
Sot Kosova, kjo tokë sublime,
Endërron flamurin, në liri.

Kur na vrisnin e na coptonin,
Në gji e mbanim tonin flamur,
Ata njerz që flijuan jeten,
Në zemra t´popullit janë bilur.

Ti flamur me shkabë dykrenëshe
Ngritu lart mbi qiell arbëror,
Ska fuqi, se ka thënë Zoti,
Valërimin që ta ndalon.

Valëro Flamur i kuq si gjaku
Se shumë jetëra u dhanë për Ty,
Sa më shumë që je gjakosur
Atdheut i fale bukuri.

Urime o Atdheu ynë
Anë e kënd në dritë të nurit,
I madh e i vogët gjithmonë festofshi
Urime, urime, Ditën e Flamurit.

27.11.2014
Düren


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.