VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KUR TË JETË E BASHKUAR KOSOVË, ÇAMËRI E SHQIPËRIA DO T'JU THEM ME FAT PAVARËSIA! Nga ASLLAN DIBRANI E Premte, 11.28.2014, 11:38am (GMT1) 28 Nëntor 1912 një akt historik ngrehu lart krenarinë e shqiptarëve dëshmoj historinë dhe dinjitet rrënoj mite e pushtues grabitqarë! Ty Vlora heroike të mbeten jetimet motra jashtë sofrës sate jashtë trungut tënd mijë vjeçar nga ziliqar e zullumqar! Te mbeti bija jote Kosova nën Serbi Motra e saj Çamëria nën Greqi Plava, Guci,Ulqin e Malësi nën Mal të zi Shkup,Tetovë ,Strugë e Ohër nën Maqedoni!?... Duar e zemër të Kosovës, Preshevë , Bujanovc e Medvegjë prapë nën Serbi Sanxhak Vranjë Kastrat e Toplicë djegë kanë shkrumbua vrarë e përndjek Na kanë rrudhë ngushu territore ke mbet gjysmake oj tokë arbërore nga pushtues e mercenarë në Rusi ,Greqi e Serbi për ne është shume mëkat e ligësi! Mëmë moj mëmë Shqipëri vet i ke fajet me djelmëri qe nuk u bashkuat kurrë në histori me ta kthyer dinjitetin Shqipëri! Akoma kërkojnë ujera në detin Jon nuk u ngopen gjak e terror po bëjnë pazare me tradhtar kërkojnë Mitrovicën me shqiptarë! E keni harruar Toplicen dhe gjakun e saj bijën tonë Çamërinë si mor maskarenj i thuani kësaj pavarësi nuk është liri për Shqipëri as nuk mund ti themi Pavarësi! Mblidhi bijat tua ku të kanë mbet Shqipëri ke mjaft bija e djelmëri te kanë ikë në dhe të huaj mërgimi i ka kapluar por TY s'të kanë harruar! Në shumë vende të shpërndarë të masakruar e disa të vrarë, në Amerikë ,Evropë e Australi të dalin zot moj mëmë Shqipëri! Të bashkuar të dalim për në Vlorë të festojmë këtë një njëqindvjetor te mos rrimë ma nën terror te rrojë Shqipëria po në Vlorë ! Me një flamur e një gjuhë me një gjak e histori mos këqyrni fe,kanun e prapështi ju te krishterë,mysliman ortodoks e bejtegjinjë! Jeni shqiptarë e asgjë tjetër të festojmë o vëllezër për një Shqipëri Kur t'bashkohem te gjithë se bashku t'ja kthej nderin mëmës Shqipëri , me Kosovë e Çamëri! Do t'ju them: Me fat kjo Pavarësi! ASLLAN DIBRANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |