VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BABAI NËN BARRËN E MOSHËS KUJTONTE NGJYRËN KUQ E ZI
Nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 11.28.2014, 11:47am (GMT1)


Babai im nën barrën e moshës
Kuvendonte e
Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij
Qe kish ndaj flamurit kuq e zi
Ndaj plakut të Vlorës heroike
Trim,patriot e i familjes kreshnike
Ai vuri duart e tij bujare të tryezës
zgjaste gishtin në fotografinë e kuvendit të Vlorës
Pastaj ai thoshte;
Aty u vendos fati i Shqipërisë
Aty thoshte u be drita e ardhmërisë
Aty filloj valëvitja e flamurit për Arbërinë
Edhe dielli rrezonte Shqipërinë
Aty u bashkuan me fjalën LIRI
Sollën ditën e madhe për Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare
ngroh dhe frymon si kurrë me parë
Shqiponjat fluturojnë ne qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën atë burrë me plis të bardh
Me pak shkollë e një burrë bujar
Ishte i mençur e atdhetar
Gjykonte shumë pseodoshqiptarë
Qe nuk e dinë çdo të thotë Pavarësi
Se çka është flamuri kuq e zi
Te qofte babë dheu i lehtë në atë botë
Qe na mësove për shume mot
Si ta duam ardhmërinë
Qe ta ruajmë Shqipërinë
T'i pavarësojmë Kosovë e Çamëri
Ti bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Bashkë të jemi në një Shqipëri !

Qershor 2012 Shtutgard

ASLLAN DIBRANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.