VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAMTUMIRË SOCIALIZËM!
Nga SULEJMAN MATO

E Shtunë, 11.29.2014, 09:19am (GMT1)



Të vërtetat e tua gënjeshtra me bisht!
Ngriheshin në ajër tullumbaca gjithë shkëlqim.
po unë naivi i besova marrëzisht?
Tani më vjen të qaj me naivitetin tim.

Me premtimet e tua ndërtova një anije
ngrita një balon,brenda tij futa zemrën time.
Udhëto anija ime pa dyrek e pa vela!
Ngrihu baloni im.
Merreni erëra në shtegtime!

Tani më vjen të qaj me naivitetin tim.

Herë-herë në sytë e tu pashë një flakë të ftohtë,
një shikim djallëzor, një buzëqeshje cinike.
Unë ecja pas teje si i verbëri në pyll.
në vend të zemrës kisha një zog që cicërinte.

Marrëzisht të besova
Poshtërisht më poshtërove.
Tani midis nesh rrugët tona janë ndarë.
Lamtumirë iluzione! Lamtumirë socializem!
Ditët e mia të vdekura, dashuria ime e vrarë.
SULEJMAN MATO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.