VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TI JE SYRI QË NUK FLE
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 12.01.2014, 10:14am (GMT1)


Ti je syri që nuk fle
zemër-a që për mua rreh;
Ti je ëndrra që më ngre,
që më pret të kthej atje.

Ti je fjala e stërthënë,
ti je e mërgimit këngë,
Ti je zë i jetës sime,
që më kumbon në mërgime.

Ti je vetë dashuria,
ti je vetë perëndia;
Kam gjithçka e ty s'të kam,
peng i jetës sime jam!
O Nënë!

Artur Vrekaj, nga përmbledhja për NËNËN.
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.