VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT
Nga AGIM GASHI

E Hënë, 12.01.2014, 10:24am (GMT1)




Sonte në këtë natë festive
Ofshama e Gjergj Kastrioti përfshiu Arbërinë
Ofshani edhe Ismail Qemali
Ore i mjerë flamur
Më dhimbshëm nuk valove kurr

Edhe plagët e dëshmorëve
Sonte kishin dhimbje
Kullonin gjak shqiptari
Loti rridhte pa ndal përsëri
Për atdheun e përdhosun
Në vrasje
Korrupcion
E hajni
Nënat kërkojnë varret e t´bijave
Të bijëve trima
Nuseve tona
Por as unazat nuk u gjenden askund
Të dhunuarat e luftës
Dhunim kombëtar

Në vend të flamurit
Nënat tona sot
Akoma shpalosin kmishat e gjakosura
Të cilat shpërdajnë mesazhe
Se krimi askund në botë
Ska veti civilizuese
Këta tanët i futen veshët në lesh
Kishin halle tjera
Flamuri te dera rënkon
Pikon gjak e lot´

Liria nuk është vetëm e imja
As Flamuri nuk është vetëm i imi
Dhe nuk tentoj të identifikohem
Me nocionet popull e atdhe
Të shenjëta për secilin nga ne
Në shpine nuk po i mbaj
As nuk vej monopol mbi to
I mbaj në zemër

Karaxhozat na e uzurpuan lirinë
Popullin e atdheun
Na e humbën drejtëpeshimin nacional
Nuk e lanë gjakun e ri të mëkëmbet
Dhe me turravrap mortaje
Vunë monopol mbi të gjithat
Që i takojnë secilit
Thanë
Duhet të mbrohen
Kur vetërobrohen

Mu në zemrën e Dardanisë vunë brejtës
Hapsira u mbulue me gërçe
Nervoza kaploi gjeneratat
Varfërinë e morëm si normalitet
Pranuam fatalitetin
Nisi prap tkurrja e atdheut
Lart në shtyllat i varrur
Loton Flamuri i Skënderbeut

II
Zanat maje Sharrit e Korabit
Pyesin me lot´ në sy
Kur do të vie hareja në këtë Shqipëri
Kur do të ndalet ofshama e Gjergjit
Kur do të ndalet Loti i Ismail Qemalit
Kur do të qeshet varri i Presidentit
Kur do ta feston Adem Jashari
Ditëlindjen e Tij pa lot´
More në cilin mot´

Sot po loton edhe Flamuri im
Mërgimi zemrat po i lëndon
Kaherë e kuptova se qenka atdhetari
Të jetosh e të duash në mënyrën tënde
Qenka edhe dhunti
Edhe shumë njerzore
Sa shumë madhështore
Zemrën plot dashuri
Për Nënën Arbëri
Sëbashku me flamurin festojmë
Në vetmi
E me plot lotë në sy
Urime Festa Kosovë
Urime Festa Shqipëri
E dashura ArbÓ•ri

Vuaj pë jetë e mot´
Kosova mos të ketë FUSNOTË
Dhe një ditë përsëri
Të valoj i lirë Flamuri kuq e zi

28.11.14
Düren



AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.