PRANË MURIT TË NJË SHTËPIE Nga YEHUDA AMICHAI
E Premte, 12.05.2014, 04:51pm (GMT+1)
Pranë murit të shtëpisë së lyer në dukje si gur pashë vegimet e Zotit.
Një natë e pagjumë që të tjerëve u jep dhimbje koke mua më dhuroi lule që brufullonin brenda imagjinatës sime.
Dhe ai që do të ishte i humbur si një qen do gjendej si njeri i kthyer te pragu sërishmi.
Dashuria nuk është strehëza e fundit: ka të tjera pas saj, është e gjithë gjatësia e koridorit pa fund.
Shqipëroi Sinan Kërpaçi (5 Dhjetor 2014, lokal "MATEO")
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|