VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRANË MURIT TË NJË SHTËPIE
Nga YEHUDA AMICHAI

E Premte, 12.05.2014, 04:51pm (GMT1)



Pranë murit të shtëpisë së lyer
në dukje si gur
pashë vegimet e Zotit.

Një natë e pagjumë që të tjerëve u jep dhimbje koke
mua më dhuroi lule
që brufullonin brenda imagjinatës sime.

Dhe ai që do të ishte i humbur si një qen
do gjendej si njeri
i kthyer te pragu sërishmi.

Dashuria nuk është strehëza e fundit: ka të tjera
pas saj, është e gjithë gjatësia e koridorit
pa fund.

Shqipëroi Sinan Kërpaçi (5 Dhjetor 2014, lokal "MATEO")
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.