VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRKTHYESI
Kushtuar Afrim Koçit
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 12.07.2014, 10:18am (GMT1)


Të kam të mençur në dy biblioteka të mëdha:
te Kombëtarja pa internet dhe e shtëpisë.
Tek e para të flas me emër: Afrim,
sidomos atje te kafja 500 lekë e orës dhjetë
shoqëruar me ujë depozite dhe dhimbje kamarieri
pa harruar të vë përpara "AFRIM" dhe Profesor,
te personalja të thërras Koçi,
kur u sillem rafteve me lente
dhe të mbaj si libër të hapur shqip në dorë,
o Afrim Koçi në dy biblioteka që kam unë.

4.12. 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.