DITËT AS S'FLAKEN E AS S'MBLIDHEN Nga PABLO NERUDA
E Mërkurë, 12.10.2014, 03:10pm (GMT+1)
Ditët as s'flaken e as s'mblidhen, janë bletë që nga ëmbëlsia digjen apo nga thumb' i vet marrin inat: gara vazhdon, venë e vinë në rrugën nga dhimbja në mjaltë. Jo, rrjeta e viteve nuk shthurret: rrjetë s'ka. Jo s'bien pikë pikë nga një lumë: lumë s'ka. Në dy gjysma ëndra jetën s'e ndan, as veprimin, as qetësinë, as virtytin: me një gur jeta ngjan, një lëvizje e vetme, një mal zjarri që jehon mbi çdo gjethe, një shigjetë, vetem një, ngadalë që leviz, metal që lart e poshtë digjet ne kockat e tua e s'ndal.
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|