VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DITËT AS S'FLAKEN E AS S'MBLIDHEN
Nga PABLO NERUDA

E Mërkurë, 12.10.2014, 03:10pm (GMT1)



Ditët as s'flaken e as s'mblidhen, janë bletë
që nga ëmbëlsia digjen apo nga thumb'
i vet marrin inat: gara vazhdon,
venë e vinë në rrugën nga dhimbja në mjaltë.
Jo, rrjeta e viteve nuk shthurret: rrjetë s'ka.
Jo s'bien pikë pikë nga një lumë: lumë s'ka.
Në dy gjysma ëndra jetën s'e ndan,
as veprimin, as qetësinë, as virtytin:
me një gur jeta ngjan, një lëvizje e vetme,
një mal zjarri që jehon mbi çdo gjethe,
një shigjetë, vetem një, ngadalë që leviz, metal
që lart e poshtë digjet ne kockat e tua e s'ndal.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.