LEJLEKU Nga DRITËRO AGOLLI
E Mërkurë, 12.10.2014, 03:16pm (GMT+1)
më vjen në mendje një shtëpi nën mal mbi lumin me lajthi
një plep i vjetër ish në breg ku kishte çerdhen një lejlek.
askush folenë s'e mban mend që kur në plep kish zënë vend.
po dihet veç një gjë në fshat që plepi tok me të u zgjat.
në sup e mori qysh i ri e solli gjer në pleqëri.
sa gjenerata krra-krra-krra u hodhën plepit krah me krah
u plakën, lindën, ikën larg po s'e harruan atë prag
paçka se shkuan në mërgim sërishmi erdhën fluturim
më vjen në mendje një shtëpi me mollë, dardhë e avlli
dhe se harroj dot atë plep, ku kishte çerdhen një lejlek
stërnip i tij akoma vjen stërnip, ngjatjeta po të them
do pleqërojme ti dhe unë si ne do lindin shumë e shumë
DRITËRO AGOLLI
|