VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEJLEKU
Nga DRITËRO AGOLLI

E Mërkurë, 12.10.2014, 03:16pm (GMT1)



më vjen në mendje një shtëpi
nën mal mbi lumin me lajthi

një plep i vjetër ish në breg
ku kishte çerdhen një lejlek.

askush folenë s'e mban mend
që kur në plep kish zënë vend.

po dihet veç një gjë në fshat
që plepi tok me të u zgjat.

në sup e mori qysh i ri
e solli gjer në pleqëri.

sa gjenerata krra-krra-krra
u hodhën plepit krah me krah

u plakën, lindën, ikën larg
po s'e harruan atë prag

paçka se shkuan në mërgim
sërishmi erdhën fluturim

më vjen në mendje një shtëpi
me mollë, dardhë e avlli

dhe se harroj dot atë plep,
ku kishte çerdhen një lejlek

stërnip i tij akoma vjen
stërnip, ngjatjeta po të them

do pleqërojme ti dhe unë
si ne do lindin shumë e shumë
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.