VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KU MBETI NDERI E DASHURIA
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 12.10.2014, 03:30pm (GMT1)




Na ka ardhë një botë mizore
Humbi nderi dhe dashuria,
Nuk mendon prindi për fmijë
As për prind dashuri ska fmija.

Vështirë i ndien ato thirrje
Oj nënë, o babe, oj moter, vlla...
Sa madhshtore ishte njerzorja,
Dashuni t´sinqert ma ska.

E shfrytzon e ja nxjerrin shpirtin
Motra vllaut e vllau motres,
Nënë e babë nuk nderohen,
Nuk i lanë ma n´ball´ të votres.

Ka hy n´shpirtra interesi
Urrejtja mbrrin në kulm t´lartsisë,
Vllau-vllaun e qëllon pushkë
Për një pëllëmbë të pasurisë.

O Zoti i Madh që shqiptar na fale
Çka po ndodh me popullin tim?
Gufon urrejtja e interesi
Fati i popullit u kthy n´mjerim.

Më së keqi e pësojnë pleqët
Nënë e babë t´smutë, në rënkime,
Humbi refreni ma i ambël
"A je mire moj nana ime"!

Djem e vajza kur e gjejnë fatin,
Ikun larg nga prind´ të vetë,
I lanë vetun nënë e babë
Askush afër mos me ju gjetë.

I harrojnë e ma si thirrin
N´telefon zanin me ua ndi,
Zemërnana e shkretë n´mendime
-Si i kamë unë fmijët´ e mi.

Ndersa fëmijët nëpër kazino
Në lukse tjera t´u jetu,
Su bjen n´mend pak para të imta
Prindëve t´smutë me ua qu.

Botë e mbushur me probleme,
Botë lavire, botë mizore,
Çdo gjë humane e grabite
Dashirinë keqas e vodhe.

II
Ju shqiptar kudo qofshi,
O ju njerz që po jetoni.
Ndani kohë pak edhe për Zotin
Për nënë e babë të mendoni.

Ngapak ndihma jua dërgoni
Me i ble barnat e ndoj qershi,
A e dini që për ju po digjen,
Kurr s´ju teret loti n´sy.

Pse po i lini më të dashurit
Që ju rriten me thërrime,
Për t´gjitha nënat e baballarët,
Sot po qan´ kjo zemra ime.

Sa shumë prind u ndanë nga bota
Me sy qelë e lanë këtë jetë,
Pa u pa me gjak të vetin
Loti peng n´këtë botë ju mbetë.

Zgjoni ndjenjat dhe kujtimet
Ju o njerz pak të mendoni,
Në këtë dimer ftofen pleqët,
Ndonjë bombon t´kollit jau qoni.

Duejini prindërit sa janë gjallë
Në pleqëri ata ndihmoni,
Do të keni Bekim nga Zoti,
Jetë të lumtur do t´kaloni.

Porse ju që po harrini
Kush ju qiti në këtë jetë,
Të përbuzun nga fmijët e juaj
Në pleqëri keni me mbetë.

Ska më vështirë për prindërit tanë,
Me e lënë këtë botë skëterrë,
Pa një buzqeshje të më të dashurve,
Ajo është vdekje e mjerë.

Vdekjen çdo kush ka me e pritë,
Por n´vetmi ka tjeter emër,
Pa kujdesin e atyre që i rrite
Copë e grime bëhet çdo zemër.

O ndihmoni prindërit e Juaj
Mos i leni jetim n´pleqëri,
Një kafshatë nga bija e nga i biri,
Ata mbushen plot dashuri.

I lumi ai që i do prindërit
I dhuron Zoti limturi,
Ka me pasë familje t´pastër
Mbushet shtëpia plot dashuri.

E ata që sot harruen
Këtë jetë kush ua dha,
Do t´u ndodhin shumë hidhërime
Ajo shtëpi gëzim nuk ka.

Kur të plaken ua kthe Zoti
Për t´padrejtat bërë në jetë,
Ka me ju zënë loti i prindërve
Që i late n´mjerim me vdekë.

07.12.2014
Düren


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.