VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DITA E VERËS
Nga MARY OLIVER

E Mërkurë, 12.10.2014, 10:53pm (GMT1)



Kush e krijoi botën?
Kush e krijoi mjellmën dhe ariun e zi?
Kush e krijoi karkalecin?
Këtë karkalec dua të them
këtë që doli nga bari,
ky që ëmbëlsohet nga dora ime,
që lëviz nofullat pas dhe përpara dhe jo poshtë dhe lart,
që vështron përreth me sytë e mëdhenj enigmatik.
Tani ai ngre parakrahët dhe pastron fytyrën deri në fund.
Po tani ai ngre krahët e hapur dhe fluturon tutje.
Nuk e di me saktësi se çfarë është një lutje.
Unë nuk e di si të tregohem i kujdesshëm, si të rrëzohem
në bar, si të bie në gjunjë te bari,
si të jem i lirë dhe i bekuar, si të endem fushave,
gjë që e kam bërë gjithë kohën.
Më thoni çfarë duhet të bëja tjetër?
A nuk vdes çdo gjë më në fund dhe shumë shpejt?
Më thoni çfarë keni ndërmend të bëni
me jetën tuaj pa pranga dhe të çmuar?
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.