VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SE PASURI ATDHEU S'JEP
Nga SULEJMAN MATO

E Shtunë, 12.13.2014, 10:04am (GMT1)



Nëse kërkon të ikësh, ik,
s'të mbajnë dot dy pleq të shuar.
Kjo tokë e varfër me ty ish,
pa ty dhjetëfish më e shkretuar.

Shtëpitë e vjetra lart në brinjë,
lyer me hënë të praruar,
ullinjtë pleq në suferinë
kuisin mall të patreguar.

Anijes hipi dhe lundro,
në detra rrihu me stuhinë,
nga lestrigonet mos u frikso,
as nga sirenat po të prinë.

Ky fati yt i zi, i zi,
dy pleq i le ne errësirë.
Në brigje të huaja s'pret njeri,
pret toka jote zëmërngrirë.

E di.Një ditë do kthehesh prap.
shpirtthyer dhe i zvetnuar.
Se pasuri atdheu s'jep,
Jep mend dhe mall të përvëluar.
SULEJMAN MATO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.