VENDI KU KEMI TË DREJTË Nga YEHUDA AMICHAI
E Martë, 12.16.2014, 01:47pm (GMT+1)
Në vendin ku kemi pjesë Lulet nuk do të çelin kurrë Në stinën e tyre.
Vendi ku kemi të drejtë Është i stërmunduar dhe i shkelur Si një oborr.
Dyshimet dhe dashuritë E gërryejnë botën nga themeli Si urith, si plug. Një rënkim do dëgjohet në vendin Ku shtëpia gërmadhë Ishte njëherë në këmbë.
Shqipëroi Sinan Kërpaçi (13 dhjetor 2014, lokal "MATEO")
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|