VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SA JAM KËTU
Nga PABLO NERUDA

E Mërkurë, 12.17.2014, 10:39am (GMT1)



Sa jam këtu.
Këtu jemi.
Të bindurit, të egërit,
kapelebërësit që jetën shkuan
kokën duke na matur ty e mua
rripa-bërësit
që ngjitur në çdo bel,
të çdo thimthe e botës qëndruan.
Këtu do shkojmë krah për krah
me ato që për fe u ngujuan
me të riun që paksa guerrilat s'i honeps dot
me ata që verbërisht traditën ruajnë
se sot askush s'do të hajë mut.
Por veç
nderit që bie ditë e re,
rinisë së vesës,
mengjezit të botës,
e çdo gjë që rritet e rëndon
nga kohë e hidhëruar:
rendin e pacënuar
për të cilin nevojë kemi ne.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.