POETI Nga SULEJMAN MATO
E Enjte, 12.18.2014, 09:41am (GMT+1)
Me pamje filozofike vëren njerëzimin si lëviz, drejt meskiniteteve të jetës, karrierës, postit, Ai olimpik, sikur zbret nga lartësitë, i menduar qendron midis jetës dhe vdekjes.
Nuk qenka në takime ku përplasen fjalë, Aty ku mediokrit lavdërojnë mediokritetin. Me sy filozofik vëren një gjethe tek bie, sikur të zbulonte ligjin e gravitetit.
Ka kohë që s'ka botuar asgjë në gazeta. Mediokrit fërkojnë duart:-"Dështoi. Heshti...!" A e dini ku është ? S' ndodhet fare në tokë. Bën marrëveshje me yjet, me universin.
SULEJMAN MATO
|