VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LOTËT E ÇAMIT
poezi nga libri "Heroika"
Nga RRUSTEM GECI

E Premte, 12.19.2014, 12:59pm (GMT1)



Shqiptarët e mërguar në botë
me vuajtje e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Këtu jam që kur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh
kam lexuar për bukuritë tuaja
për fushat dhe për malet atje

Plot ishin murtajat që na ranë
me grusht e me tramundanë
Shqipërinë e kam zemër,xhan
mendja më vete, në Tiranë!

Tokë floriri është Çamëria
e fortë është ëndrra e çamit
kur trai nëpër det dremitet
dhe çami me çamen puthen!...

Mosha s´më lë të kapi largësi
Neve po na i përtërinë emrat
për ata që e kuptojnë mallin
degën e thyer.., era e thanë!...

Rustem Geci, Bursë, Turqi, 1994
RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.