VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

O BIBLIOTEKË KOMBËTARE, OI, OI!
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 12.20.2014, 05:29pm (GMT1)



Vërtet besoj se e mëshiruara ime është e vetmja
KOMBËTARE në botën pa internet në krah të Skënderbeut
siç jemi po ne të vetmit në Evropë që s`bëjmë dot shtet,
lidhemi e qarkohemi, kokolepsemi me tel:
tel me gjemba tel kloni tel betoni
si në famëkeqin e njëzetë apo shekulli "dhimbja ime".

Nga e majta mungesë e madhe e trupit, më flasin shqip,
nga e djathta pjesë që s`e kam, fjala po shqipe e kulluar.

Shqip nga Veriu, shqip nga Jugu, shqip nga "BUNK`ART"
dhe dot nuk e gjejmë se ku e zbuluar është bota,
fjalët i ndiej të më vijnë te veshi në të nënës
vetëm kur gjer te floku më ndizet si furrnaltë kjo koka,

kur marr inat pse 21-shi më shikon po me përçmim
dhe nuk e kuptoj që atdheu i munguar ka ngrënë kazmë
te KOMBËTARJA pa Skënderbe vetëm nga një krah: krahu im.

Lokal "MATEO", 16, 12, 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.