VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VITE PAS
Nga TED KOOSER

E Hënë, 12.22.2014, 10:00am (GMT1)



Sot, nga një largësi të pashë
duke u larguar, dhe pa një zhurmë
fytyra e shndritshme e një akullnaje
rrëshqiti në det. Një lis i vjetër
u rrëzua në Kambërlend
vetëm me një grusht gjethesh,
dhe një grua plakë
që u shpërndante misër zogjve të saj
shikoi lart për një çast. Në anën tjetër
të galaktikës, një yll, 35 herë
më i madh se dielli ynë shpërtheu
dhe u zhduk duke lënë një njollë të gjallë
në retinën e astronomit
teksa qëndronte në kupën qiellore
të zemrës time mos t`ia thosha kujt.

Shqipëroi Sinan Kërpaçi (Shkurt 2014)

Nga libri ne doreshkrim me shqiperime poetike "ÇFARE DUAN GRATE?"
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.