VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË DUA KËSHTU...Nga DRITA LUSHI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TË DUA KËSHTU...
Nga DRITA LUSHI

E Martë, 12.23.2014, 03:39pm (GMT+1)


***
Të dua në një mënyrë të veçantë
Jashtë trupit dhe prekjes.
Të dua jashtë saj tërësisht.
Jashtë saj që e quajnë "dashuri fizike"
Kështu të ndiej, kështu thellësisht.
Unë, në trishtim ty të dua,
Po ashtu në të gjitha gëzimet;
Por më shumë, se shumëçka
Të dua për dhimbjet.
Edhe nëse nuk qesh me ty
Të dua të qeshësh çdoherë,
Por nëse do derdhësh lot
Edhe loti im, me tëndin do bjerë.
Do jem aty, me ty
Sa herë do jesh në nevojë
E do ta ndjesh,
që edhe dhimbja do qeshë se s'ben
E shpirtin do ta lehtësojë.
Nëse e ndjen shpirtin tënd
Me të paqtë, të butë dhe të gjerë,
Aty është i shkrirë dhe shpirtin im
Veç ti di ta ndjesh këtë; veç ti.
***
Ja kështu të dua...
Kjo është dashuria, që s'vdes kurrë.
Sepse edhe mishi,
dhe trupi
dhe zemra
nje ditë vdesin...
e s'mbesin...
Ti,
duhet të jesh i lumtur,
që të dua pikërisht kështu
Dhe në asnjë tjetër mënyrë...!
***
Kështu do jem përherë me ty
Do më jesh çdoherë këtu.

DRITA LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VITE PASNga TED KOOSER (12.22.2014)
O BIBLIOTEKË KOMBËTARE, OI, OI!Nga SINAN KËRPAÇI (12.20.2014)
LOTËT E ÇAMITpoezi nga libri "Heroika"Nga RRUSTEM GECI (12.19.2014)
POETINga SULEJMAN MATO (12.18.2014)
LEXONI LIBRIN E FRITZIT...*Nga ZEQIR LUSHAJ (12.17.2014)
SA JAM KËTUNga PABLO NERUDA (12.17.2014)
VENDI KU KEMI TË DREJTËNga YEHUDA AMICHAI (12.16.2014)
SE PASURI ATDHEU S'JEPNga SULEJMAN MATO (12.13.2014)
LETËR ZOTITNga PËRPARIM HYSI (12.11.2014)
O UJK QË NA HA TË GJITHËVENga SINAN KËRPAÇI (12.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]