LAMTUMIRË BIRI I BABIT Nga AGIM GASHI
E Premte, 12.26.2014, 11:01am (GMT+1)
Lamtumirë o bir´ i babit Të qoftë Ty rruga e mbarë, Ndal ti puthi ato faqe Po na le ti duke qarë.
Ndal ta puthi atë lotë malli Të kamë rritë me pak thërrime, Sot atdheu po na ndanë, Flakë po digjet zemra ime.
N´kohë robnimi lshuem atdheun U kthyem shpejt ne në liri, Pas shumë vitesh vetërobnimi, Prap po ikim n´kurbet të zi.
Po na ndjek edhe policia Kjo e jona që shqip na flet, Na plaçkisin e na rrahin, Na poshtnojnë si është ma keq.
Spo na pyesin a e kemi bukën, Vjen shqiptari kerkon "porez", Kur nuk kemi me e pague, Para thonë ec shpejt në "srez".
"Srez", "porez" në kohë t´kralive Sot n´kohë t´"lira" përsëri, Se njef kush ma shtetin tonë, A është Serbi a Metohi.
Lamtumirë o babe e nanë Lamtumirë o i lumi atdhe, Me zemra t´thyeme i marrim rrugët Atje ku ka bukë për ne.
Mallkue qofshin kush e bani Përsëri me shkue n´mërgim, Mos ia paftë hajrin plaçkitjes Kurr n´oxhak mos i daltë tym.
Ata i zëntë mallkimi atdheut, Edhe ai i fëmijëve tanë, Që na ndajnë sot nga dashunia Po na ndajnë nga babe e nanë.
Prap me çantat plot me halle Të mbushuna më kangë kurbeti, Dashuria për atdheun Se ku humbi e se ku treti?
25.12.14 Düren
AGIM GASHI
|