VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAMTUMIRË BIRI I BABIT
Nga AGIM GASHI

E Premte, 12.26.2014, 11:01am (GMT1)



Lamtumirë o bir´ i babit
Të qoftë Ty rruga e mbarë,
Ndal ti puthi ato faqe
Po na le ti duke qarë.

Ndal ta puthi atë lotë malli
Të kamë rritë me pak thërrime,
Sot atdheu po na ndanë,
Flakë po digjet zemra ime.

N´kohë robnimi lshuem atdheun
U kthyem shpejt ne në liri,
Pas shumë vitesh vetërobnimi,
Prap po ikim n´kurbet të zi.

Po na ndjek edhe policia
Kjo e jona që shqip na flet,
Na plaçkisin e na rrahin,
Na poshtnojnë si është ma keq.

Spo na pyesin a e kemi bukën,
Vjen shqiptari kerkon "porez",
Kur nuk kemi me e pague,
Para thonë ec shpejt në "srez".

"Srez", "porez" në kohë t´kralive
Sot n´kohë t´"lira" përsëri,
Se njef kush ma shtetin tonë,
A është Serbi a Metohi.

Lamtumirë o babe e nanë
Lamtumirë o i lumi atdhe,
Me zemra t´thyeme i marrim rrugët
Atje ku ka bukë për ne.

Mallkue qofshin kush e bani
Përsëri me shkue n´mërgim,
Mos ia paftë hajrin plaçkitjes
Kurr n´oxhak mos i daltë tym.

Ata i zëntë mallkimi atdheut,
Edhe ai i fëmijëve tanë,
Që na ndajnë sot nga dashunia
Po na ndajnë nga babe e nanë.

Prap me çantat plot me halle
Të mbushuna më kangë kurbeti,
Dashuria për atdheun
Se ku humbi e se ku treti?

25.12.14
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.