VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E MARDHURA NË NUMËRIM
Nga SINAN KËRPAÇI

E Premte, 12.26.2014, 06:34pm (GMT1)



Mërdhi në stinën e ftohtë,
në të ngrohtën po mërdhi.
E mardhura ime lexohet "Ti"
ose "mungesë zjarri"
kur unë jam "njëjës".

Më mban zjarr në çdo kohë,
më mban këmbë që gërvëlis
edhe ngroh
kur jemi "Ne" ose "shumës".

Të prek dhe të cingëris
me një gisht,
me një gisht kur e lëviz
si di unë, si di ti e s`e di bota,
si dimë të dy poshtë jorgani

kur e shtyjmë me katër këmbë
dhe e rrëzojmë përdhe po të dy
"shumës" i djegur nga Zjarri.

Lokal "MATEO", 26, 12, 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.