VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MALLI PËR HERONJTË
Nga DRITËRO AGOLLI

E Premte, 12.26.2014, 06:39pm (GMT1)




S'ka heronj, heronjtë i përzumë
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadal i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.


S'ka heronj, heronjtë u mërzitën,
prisnin ëndrat, ëndrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremitën
dhe ne nina-nana u kënduam.


Ç'digjeni nga malli për heronjtë?
kushedi kur kthehen nga kjo anë
Ç'i kërkoni? Pritja është e kotë
S'ka heronj, tani ka pelivanë!
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.