DUKE DEKORUAR BREDHIN E VITIT TË RI Nga ARTUR VREKAJ
E Enjte, 01.01.2015, 11:33am (GMT+1)
Ariu nuk është dukur më... të përshëndesë lagjen time, edhe bora mbi borë nuk zë, mbi bar, pas Krishtlindjes...
Bredhi im rritet e pi qiell, ndjell Robinët në të tyrin truall, në folenë, që mëma ua ngriti të mos e rimbillja më kundruall.
E dekoroj bredhin me yje të bardhë dhe gëzohem për ardhjen e Vitit të Ri, bora prapë harron që mbi gju të bjerë, të na vizitojë i parvjetshmi ari ...
ARTUR VREKAJ
|