VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUKE DEKORUAR BREDHIN E VITIT TË RI
Nga ARTUR VREKAJ

E Enjte, 01.01.2015, 11:33am (GMT1)


Ariu nuk është dukur më...
të përshëndesë lagjen time,
edhe bora mbi borë nuk zë,
mbi bar, pas Krishtlindjes...

Bredhi im rritet e pi qiell,
ndjell Robinët në të tyrin truall,
në folenë, që mëma ua ngriti
të mos e rimbillja më kundruall.

E dekoroj bredhin me yje të bardhë
dhe gëzohem për ardhjen e Vitit të Ri,
bora prapë harron që mbi gju të bjerë,
të na vizitojë i parvjetshmi ari ...
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.