VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOSHA IME
Nga THANI NAQO

E Premte, 01.02.2015, 10:08am (GMT1)


Sa s'më pëlqen të matem me kohë,
Ama, Borës së Parë moshën ja di!
Nga djepi ja pashë të parën fjollë,
Dhe qesha kur zbardhi Dheu i Zi!

Sa s'më pëlqen të matem me thinja,
Edhe kur rruhem le veten të bredhë.
By-by, tropik, po shkoj ku linda,
Enkas të zgjoj Mëllenjën Sqepverdhë!

Sa s' më pëlqen të matem me rrudha,
As me gjurmë e Udhëkryqe në Botë.
Argasja e lëkurës nuk bëhet me pudra,
Përndryshe, kënga, ngjiret me lotë!

Sa s' më pëlqen të matem me kohë,
Ama, Bora e Parë, më mbiu në sy!
Nga djepi ja pashë të parën fjollë,
Dhe qesha kur zbardhi Dheu i Zi!

1 - Janar - 2015


THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.