GJETHZHVESHJE E SHENJTË Nga CESAR VALLEJO (1892-1938)
E Mërkurë, 01.07.2015, 07:31pm (GMT+1)
Hënë! Kurorë koke në pafundësi që hije të verdha vete e zvesh! Kurorë e kuqe kur mendoi Krishti ëmbëlsi tragjike esmeraldesh!
Hënë! Zemër e marrë e qiellit tim pse andej shkon, e në kupë ndryn gjithë atë vere blu, në perëndim, dhimbje a plagë, çfarë të shtyn?
Hënë! Me forcë fluturimi pakufi, në altar do të djeg ku opalet ranë: ndonjeherë zemra ime cigane je ti që në kaltersi endesh e vargje qan! ...
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|