VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJETHZHVESHJE E SHENJTË
Nga CESAR VALLEJO (1892-1938)

E Mërkurë, 01.07.2015, 07:31pm (GMT1)



Hënë! Kurorë koke në pafundësi
që hije të verdha vete e zvesh!
Kurorë e kuqe kur mendoi Krishti
ëmbëlsi tragjike esmeraldesh!


Hënë! Zemër e marrë e qiellit tim
pse andej shkon, e në kupë ndryn
gjithë atë vere blu, në perëndim,
dhimbje a plagë, çfarë të shtyn?


Hënë! Me forcë fluturimi pakufi,
në altar do të djeg ku opalet ranë:
ndonjeherë zemra ime cigane je ti
që në kaltersi endesh e vargje qan! ...
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.