VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERË E VENDIT TIM MERRMA POEZINË
Nga EMIL ASDURIAN

E Mërkurë, 01.07.2015, 07:42pm (GMT1)


Merre rrëmbeje më mirë ti erë e vendit tim.
Më mirë ti që je në frymën e çdo vargu.

Ti që aromën i rrëmbeve detit tim!
Që malit lot i derdhe lumë
e lulet e rinisë mi solle në mërgim,
pranverën e vonë nga lugina e ngrirë
diellin sjell mes të vrenjturit trishtim.
Më mirë ti!
Që kërkund s'të kap
e brenda në gjak më pulson.
Më mirë ti,
o erë që vetëm unë të njoh
e që hovin vetëm unë ta di,
merre se tendja është
si çdo rrokje a varg,
merre dhe çoje
atje ku linde
si unë dhe ti,
e për mua,
si unë,
bëje
fli.

EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.