NE DHE ATA Satirë nga PETRO LUARASI
E Premte, 01.09.2015, 07:36pm (GMT+1)
Një mik shkroi në facebook ''Shqipetar more shqipetar... Ikin vitet ... ti ... gomar... Mjaft punove per zagaret ... o ... hamall... Shiko vehten ... se ... tere bota ... po ... te ... tall... ''
''O kritikë genshqiptari, S'jemi t'gjithe rrace gomari!''
E thur vargun me karar, Geni më bëri vjershetar. O kritikë genshqiptari, S'jemi gjithe rracë gomari!''
Ti, ai dhe unë - shqiptar! S'keni samar, e s'jam gomar! Por tek stalla atje pranë, Ka ca derra e plot hajvanë!
Stalla tjetër më matanë Mban veshgjatë pelivane Për ofiqe hanë dhe bar Për para mbajnë dhe samar!
Gica e kriça me duzina Shkërrzhgërryen ndër lugina Ca për hall e ca për qef Genin shqipes ja bënë def!
Ju shqiptarë anembanë Mos e shani kurrë vatanë Gen i shqipes së pavdekur Nder lavdie nëpër shekuj.
PETRO LUARASI
|