VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NE DHE ATA
Satirë nga PETRO LUARASI

E Premte, 01.09.2015, 07:36pm (GMT1)



Një mik shkroi në facebook
''Shqipetar more shqipetar...
Ikin vitet ... ti ... gomar...
Mjaft punove per zagaret ... o ... hamall...
Shiko vehten ... se ... tere bota ... po ... te ... tall... ''



''O kritikë genshqiptari,
S'jemi t'gjithe rrace gomari!''


E thur vargun me karar,
Geni më bëri vjershetar.
O kritikë genshqiptari,
S'jemi gjithe rracë gomari!''

Ti, ai dhe unë - shqiptar!
S'keni samar, e s'jam gomar!
Por tek stalla atje pranë,
Ka ca derra e plot hajvanë!

Stalla tjetër më matanë
Mban veshgjatë pelivane
Për ofiqe hanë dhe bar
Për para mbajnë dhe samar!

Gica e kriça me duzina
Shkërrzhgërryen ndër lugina
Ca për hall e ca për qef
Genin shqipes ja bënë def!

Ju shqiptarë anembanë
Mos e shani kurrë vatanë
Gen i shqipes së pavdekur
Nder lavdie nëpër shekuj.

PETRO LUARASI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.