VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTËPIA NË BREGDET
Nga SULEJMAN MATO

E Hënë, 01.12.2015, 03:10pm (GMT1)



Eshtë një shtëpi e vetmuar dhe e harruar ,
aty s'ka zëra femijesh, aty s' hyn e del asnjeri.

Kanë ikur të gjithë dhe e kanë lënë,
duke e dënuar me harrim dhe vetmi..

Guret si guret... Nuk ndjejnë asgjë
për të dashurit e tyre, as dhimbje as trishtim.

Poshtë saj një ulli grindet me erërat,
ditë e natë, duke u plakur nga pak çdo ditë.

Kush tha që gurët dhe drurët nuk ndjejnë?
Kush e njohu trishtimin e gurëve?

Po të kishin gojë, ç' ulërima do nxirrnin?
Do plasnin dhe gurët siç plasin zemrat..

Më mirë që gurët dhe drurët nuk ndjejnë
ndryshe, hataja do të ndodhte me ndarjet.
SULEJMAN MATO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.