E Enjte, 03.28.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KUR BIE BORA E SË DIELËS
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 01.17.2015, 10:58am (GMT+1)


I shtron çarçafët më të rinj
mbi liqenngririn dhe mbi dhe',
të dallohen zogjtë vëndalinj,
kur fluturojnë re nën re.

I shtron çarçafët më të rinj
dhe era prapë ja zhubros,
rrugëve ku njeri s'pipëtin,
pyllit ku heshtja ditën vulos.

Kur shtron çarçafët më të rinj
borë e së dielës, flokëhyjnore,
një mall i zjarrtë më përpin
për vatrën e tokës arbërore...

Kur binte borë fushë e mal
nuse e vëndit nderte çarçafët,
larë me finjë e ujë kristal
dhe kurrë nuk ndjeu të mardhët...

Se dashurinë mbillte pragut
për prindër, burrë e fëmijë,
me fjalë të nënës, vath-rruazë gjaku
ndritte shtëpinë sy-perëndisë...

I shtron çarçafët më të rinj
edhe një lule ma shkrin në sy,
vlagë merr shpirti për Trebeshinën,
dashuribardhën ta kujtoj ty...
ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DRILONI I KOMANDANTITNga SINAN KËRPAÇI (01.16.2015)
TREPÇA ILIRIANENga RRUSTEM GECI (01.16.2015)
KUJDES ME FJALËNNga DRITËRO AGOLLI (01.16.2015)
NËPËR MURE LEXOJMËNga ADEM ZAPLLUZHA (01.14.2015)
SHTËPIA NË BREGDETNga SULEJMAN MATO (01.12.2015)
BABAI SHTRIU KRAHUNNga SINAN KËRPAÇI (01.10.2015)
KONTRAST JETENga TAHIR BEZHANI (01.10.2015)
NE DHE ATASatirë nga PETRO LUARASI (01.09.2015)
ERË E VENDIT TIM MERRMA POEZINËNga EMIL ASDURIAN (01.07.2015)
GJETHZHVESHJE E SHENJTËNga CESAR VALLEJO (1892-1938) (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]