VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR BIE BORA E SË DIELËS
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 01.17.2015, 10:58am (GMT1)


I shtron çarçafët më të rinj
mbi liqenngririn dhe mbi dhe',
të dallohen zogjtë vëndalinj,
kur fluturojnë re nën re.

I shtron çarçafët më të rinj
dhe era prapë ja zhubros,
rrugëve ku njeri s'pipëtin,
pyllit ku heshtja ditën vulos.

Kur shtron çarçafët më të rinj
borë e së dielës, flokëhyjnore,
një mall i zjarrtë më përpin
për vatrën e tokës arbërore...

Kur binte borë fushë e mal
nuse e vëndit nderte çarçafët,
larë me finjë e ujë kristal
dhe kurrë nuk ndjeu të mardhët...

Se dashurinë mbillte pragut
për prindër, burrë e fëmijë,
me fjalë të nënës, vath-rruazë gjaku
ndritte shtëpinë sy-perëndisë...

I shtron çarçafët më të rinj
edhe një lule ma shkrin në sy,
vlagë merr shpirti për Trebeshinën,
dashuribardhën ta kujtoj ty...
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.